Poniższy artykuł był opublikowany w kanałach społecznościowych Ambasady Albanii w czerwcu 2026 r. Bardzo dziękuję Ambasadzie Albanii w Polsce za słowa uznania dla mojej pracy.

Shume faleminderit Ambasades Shqiptare ne Poloni per vleresimin e punes time.


Në vijim të rubrikës sonë „Frymëzim Shqiptar”, ju prezantojmë Rosela Çikon, e cila jeton në Poloni dhe që, përmes kulturës, artit, jogës ndërton ura mirëkuptimi mes Shqipërisë dhe Polonisë.

E lindur në Tiranë dhe e lidhur prej vitesh me Vroclavin, Rosela ka krijuar hapësira ku historia, tradita dhe identiteti shqiptar prezantohen në një mënyrë bashkëkohore dhe autentike. Përmes ciklit „Shqipëria dhe Kosova përmes syrit të grave”, ajo sjell një perspektivë të veçantë mbi rolin e gruas shqiptare, ndërsa përmes udhëtimeve të jogës në Shqipëri fton të huajt të zbulojnë bukurinë e natyrës, kulturës dhe mikpritjes shqiptare.

Me punën dhe përkushtimin e saj, Rosela është një shembull frymëzues i promovimit të vlerave shqiptare dhe forcimit të urave të miqësisë mes dy vendeve.

Author Rosela